Përplasen dy avionë në ajër, njëri përfundon në det, tjetri ulet në pistë

Një aksident ajror u regjistrua këtë të diel në Australi, ku dy avionë të vegjël u prekën teksa fluturonin pranë njëri-tjetrit në gjirin e portit Victoria.

Kamerat kanë filmuar momentin kur dy avionët prekin krahët në ajër, teksa njëri prej tyre humbi kontrollin dhe përfundoi në det, teksa tjetri u ul me sukses në pistë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë operacioni për gjetjen e dy personave që udhëtonin në aeroplanin e vogël, në një zonë detare ku janë gjetur mbetje të tij.

Ndërkohë që ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Lexo edhe:  Fadil Nura humb betejën me sorra, ato kthehen sërish mbi Skënderaj