Përplasen dy automjete, vdes një bari që banonte në një stan aty pranë

Është identifikuar bariu i cili ndërroi jetën si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti që u përfshi një aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Ai është 60-vjeçari Vasil Gega, i punësuar në një stan afër fshatit të Jorgucatit, në vendin kur kthehesh në rrugën e vjetër të lidh me Sarandën.

Bariu ndodhej anës rrugës në momentin që u përplas nga një mjet tip Nissan, me drejtues shtetasin me inicialet T.G.

Mjeti tip Nissan dhe një furgon u përplasën në autastradë duke bërë që të dy të përfundonin në fushën anës rrugë.

Fatkeqësisht goditja ka qenë fatale për bariun 60-vjeçar, ndërkohë që u plagosën gjithashtu dhe 2 pasagjerë.

Pas automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin D. S., është përplasur me automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin  T. G.. Si pasojë e përplasjes automjetet kanë dalë nga rruga. Në momentin që automjeti tip “Nisan’, ka dalë nga rruga ka goditur shtetasin V. G., 60 vjeç i cili  ka humbur jetën.

Pasagjerët janë dërguar në spital dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo edhe:  “Unë ta zgjidhi këtë punë”, “probleme me gruan”- detaje nga dosja e Prokurorisë për të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt