Përleshje në lokalin me muzikë ‘live’, pronarët u rrahën me mysafirë
Jo rrallëherë ndodhin raste të mosmarrëveshjeve që përfundojnë në përleshje fizike në lokale të ndryshme në vendin tonë. Një përleshje që është përcjellur me rrahje ka ndodhur në një lokal në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në lokalin me muzikë ‘live’ “Te Xiki” në Gjakovë, ku janë përfshirë disa persona.
Siç mëson Sinjali, në rrahje janë përfshirë edhe pronarët e lokalit bashkë me mysafirët që ishin të ftuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren kur të arrestohen të dyshuarit.