I vetëm mes katër mureve, plaku thotë se nganjëherë e lutë Zotin që t’ia marrë shpirtin: Jetë e vështirë, vetë

Nuk janë të rralla rastet kur të moshuarit pjesën mbase më të vështirë të jetës, por gjithsesi të bukur, iu duhet ta kalojnë në vetmi.
Kështu ka ndodhur edhe me Tahir Spahiun, i cili jeton i vetëm dhe përballet me këtë sfidë të vërtetë.

Në një paraqitje në rubrikën “Tregime nga katuni”, prodhim i lajmi.net, ai tregoi rrjedhën e një përditshmërie, ndërsa pashmangshëm foli edhe për gjendjen aktuale.

Sipas tij, është tejet e vështirë të jetosh i vetëm. Madje, thotë se nganjëherë edhe i lutet Zotit që t’ia marrë shpirtin.

 

 

 

Lexo edhe:  E rëndë: 23-vjeçarja nga Prishtina dërgohet me urgjencë në spital, tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar sasi të barnave