Përleshje mes të rinjëve në Mitrovicë, bëhen “llom” mes vete

Disa të rinj janë përfshirë në një rrahje grupore mbrëmjen e sotme në Mitrovicë.

Rrahja ka ndodhur pas mesnatës në afërsi të sheshit të qytetit.

Dëshmitarët i kanë thënë gazetës se të përfshirë ishin dy grup të të rinjve.

Sipas tyre, në rrahje kanë qenë të përfshirë disa persona dhe ka pasur edhe të lënduar.

Kujtojmë që gjatë sezonit të verës, incidentet dhe rrahjet e të rinjve shpeshtohen.

Lexo edhe:  Dr. Valdrin Ademi hap ambulancë veterinarie në Runik