Lopët e infektuara në Skenderaj, AUV akuzon komunën që dështoi t’ua sigurojë lokacionin

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka reaguar kryetarit të komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se pavarësisht thirrjes për asgjësimin e 23 krerëve kafshë të cilat janë infektuar me sëmundjen e quajtur “burceloza” kjo agjenci nuk ka marrë veprimet e nevojshme.

Nga AUV kanë thënë se ekipi i tyre kanë qëndruar për dy ditë në Skenderaj për të kryer asgjësimin nga ferman në Mikushnicë, por nga Komuna kanë dështuar që të sigurojnë lokacionin.

Sipas tyre, asgjësimin në tri lokacione nuk është bërë, nën arsyetimin se po kanë probleme me banorët lokale.

“Në lokacionin e përcaktuar nga komuna nuk u lejua hapja e gropës nga ana e banorëve lokal. Është provuar të kryhet asgjësimi edhe ditën e nesërme. Zyrtarët komunal nuk kanë qen në gjendje të caktojnë lokacion për asgjësim. Të njëjtit kanë propozuar disa lokacione Llaushë pastaj në Leçinë, pastaj në Çiçavicë. Por në fund nuk është arritur të gjendet lokacion i përshtatshëm, nën arsyetimin se po kanë problem me banorët lokal. Për dy ditë kanë qëndruar në Skenderaj Inspektorët e AUV-së dhe kompania e kontraktuar, por në mungesë lokacioni nuk është arrit të kryhet asgjësimi”, thuhet në reagim.

Tutje nga AUV, kanë thënë se nuk është hera e parë që kanë probleme për shkak të neglizhencës se komunave për caktim të vend groposjes se kafshëve.

Lexo edhe:  1 muaj paraburgim për personin që sulmoi gazetarin Vullnet Krasniqi