Gjuajtje me armë në Tërstenik, intervenon policia

Gjatë një ahengu familjar, një person ka shtënë me armë zjarri të shtunën në mesditë në Tërstenik të Drenasit.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë me gas e llojit Zoraki, një karikator pa fishek, 49 gëzhoja të njëjtës armë, 5 gëzhoja  me mbishkrim CMS 2001 dhe 1 gëzhojë me mbishkrim 7.62 mm.

I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Exit Poll-i, Baton Haxhiu publikon rezultatet: VV me 37 për qind, PDK me 23 për qind, LDK me 20 për qind