Përleshje mes punëtorëve të shkollës “Naim Frashëri” në Podujevë, 58-vjeçari përfundon në pranga

Përleshjet e konfliktet e ndryshme në institucionet arsimorë në Kosovë janë goxha të shpeshta.

Në shumicën prej këtyre rasteve përfshihen nxënësit, por ndodhë që edhe punëtorët teknikë apo edhe mësimdhënësit të përfundojnë në Polici si pasojë e mosmarrëveshjeve.

Kështu po dyshohet se ka ndodhur të mërkurën pasdite, në shkollën fillorë “Naim Frashëri” në Podujevë, ku dy punëtorë kanë pasur një debat verbal që dyshohet se eskaloi në sulm.

Siç ka mësuar Sinjali, i dyshuari për sulmin është një 58-vjeçar, i cili e ka goditur viktimën, kolegun e tij 51-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për pasojë, i njëjti u detyrua të kërkojë ndihmë, me ç’rast ka marrë trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Rasti u denoncua menjëherë edhe në Polici dhe si rezultat, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehë trupor”.

Lexo edhe:  Ky është personi që dyshohet se sulmoi seksualisht familjaren me probleme mendore