Përleshje mes nxënësve të shkollës ekonomike në Gjakovë, theret me thikë një 18-vjeçar

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që shpesh ndodhin edhe brenda hapësirave të shkollave.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku drejtoresha e shkollës së mesme ekonomike ‘Kadri Kusari’, ka denoncuar në Polici një incident ku janë përfshirë dy nxënës të shkollës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se dy nxënës të shkollës janë përfshirë në një përleshje, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur me thikë.

Sinjali mëson nga burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 18-vjeçari është dërguar atje me plagë në kokë dhe pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personat e përfshirë në rastit.

I gjithë incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës që të dyshuarit ishin duke shkuar në shkollë, ku pas një konflikti verbal, gjithçka ka eskaluar në dhunë fizike.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i mituri që dyshohet se goditi me mjet të mprehtë 18-vjeçarin, është dërguar në mbajtje.

 

Lexo edhe:  “Armë, municion, maska, kompjuterë e telefona”, Policia tregon çka u konfiskua në shtëpitë e të dy të arrestuarve për spiunazh