Përleshje mes nxënësve në Gjakovë, ndalohet një i mitur

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin edhe brenda hapësirave të shkollave.

Një konflikt mes nxënësve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, me ç’rast ka intervenuar Policia.

Sinjali mëson se lidhur me rastin është arrestuar një person i mitur, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

I njëjti pas procedurave policore është dërguar në mbajtje.

Sinjali ka provuar që të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, mirëpo Policia Rajonale nuk është përgjigjur ende.

Lexo edhe:  “Kam me ta ndalu me hy në Gjakovë…”/ 54-vjeçari i del në pritë ish-partneres 38 vjeçare, ndërhyn policia!