Përleshje mes disa personave në Prizren, i riu goditet me kondak të armës në kokë

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale.

Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën ‘Xhevat Berisha’, tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike me njëri-tjetrin.

Si pasojë e kësaj ka mbetur i lënduar rëndë njëri prej të dyshuarve, i cili dyshohet se u godit me kondak të armës nga i dyshuari tjetër i cili menjëherë pas kryerjes së veprës, u arratis në drejtim të panjohur.

23-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një karikator të revolës që dyshohet se u përdor për ta goditur të riun.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

 

Lexo edhe:  Gjykata merr vendim për dy edukatoret që dyshohet se dhunuan fizikisht 3-vjeçarin në Fushë Kosovë