Përleshje me thika në Istog, një 17-vjeçar dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në Istog. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime në gojë ka pësuar një 17- vjeçar.

Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe një personi tjetër, po ashtu i moshës 17-vjeçare, i cili e kishte therur në krah viktimën, duke i shkaktuar plagë.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e të miturit.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar, por paraprakisht ka marrë edhe ai ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra.

Lexo edhe:  Cerifikohen snajperistë që do t’iu shtohen njësive të FSK-së