E dhimbshme: Arrijnë në Kosovë trupat e dy mërgimtarëve që vdiqën në aksident në Hungari

Një rastë tragjikë ka ndodhur javën e kaluar ku dy të rinj nga Kosova, vdiqën në një aksident në Hungari.

Viktimat të cilët kanë vdekur nga ky aksidentë tragjikë ishin  Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi.

Disa ditë më parë familjarët e tyre njoftuan se si pasojë e procedurave të shtetit hungarez, ishte e pamundur tërheqja e trupave për ceremonitë mortore.

Lidhur me këtë janë angazhuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla-Schwarz në një përgjigje për Gazeta10 tha se sot bëhet kthimi i trupave të tyre në Kosovë.

“Në lidhje me aksidentin fatal ku humbën jetën dy qytetarë të Republikës së Kosovës ju njoftojmë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, menjëherë pas marrjes së informacionit ka qenë në koordinim me autoritetet hungareze dhe njëkohësisht edhe me familjarët e viktimave”, tha Sahiti.

Ai theksoi se MPJD-ja iu ka ndihmuar po ashtu familjarëve të viktimave ta bëjnë kompletimin e dokumentacionit, dhe trupat të transportohen për në vendlindje.

“Pas aksidentit autoritetet hungareze kanë kryer procedurat zyrtare që duhet ndjekur duke përfshirë raportin e aksidentit rrugor dhe atë të mjekësisë ligjore, procedurat e obduksionit (autopsisë) dhe të identifikimit. Si MPJD kemi ndihmuar familjarët e viktimave në kompletimin e dokumentacionit për tu përmbyllë rasti dhe trupat të transportohen për në vendlindje.Po ashtu kemi kërkuar nga autoritetet hungareze që sa më shpejtë të kryhen procedurat dhe dje, me datë 09.01.2024 është bërë obduksioni”, ka thënë Sahiti.

Tutje Sahiti ka theksuar  se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka qenë në vazhdimësi në koordinim me autoritetet hungareze dhe njëkohësisht edhe me familjarët e viktimave.

Lexo edhe:  Pranohen edhe nëntë viktima në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Pas kësaj, sot me datë 10.01.2024, familjarët kanë tërhequr trupat e familjarëve të tyre dhe sot bëhet kthimi i tyre në Kosovë.Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla edhe njëherë i shpreh ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi për humbjen e më të dashurve të tyre”, theksoi Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla -Schwarz.