Përleshje brutale në afërsi të një kafeterie në Rahovec, një person dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një përleshje brutale mes disa personave ka ndodhur në afërsi të kafeterisë ‘Rande Vu’ në rrugën “Rifat Dina” në Rahovec, sot në orët e mbrëmjes, për motive ende të panjohura. Përplasje verbale eskaloi në sulm fizik, për çka Policia ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar.

Sipas informacioneve të para, rasti ndodhi pas një konflikti, ku dy persona sulmuan fizikisht një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka përfundoi në Spital, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Pasi dikush e njoftoi Policinë në lidhje me incidentin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, e më pas ia kanë mësyrë Spitalit Rajonal në Gjakovë, ku ndodhet viktima.

Sinjali mëson se akoma nuk janë bërë të njohura detajet e ngjarjes, por ajo që dihet është se personat e dyshuar që kanë ikur nga shtëpia janë dy familjarë, të cilët po kërkohen nga Policia.

Lexo edhe:  Lindrit Misini ia paguan borxhin ish-ushtarit të UÇK-së, që u arrestua nga Policia e Kosovës për shkak të mospagesës të rrymës