Përleshen në mes vete dy grupe në Rahovec, lëndohen 5 burra

Pesë burra kanë pësuar lëndime si shkak i një përleshjeje në mes dy grupeve pas një mosmarrëveshjeje të premten.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Ratkoc të Rahovecit.

Ndërkaq, njëri prej të lënduarve po vazhdon trajtimin në Spitalin rajonal të Gjakovës, gjersa katër të tjerët janë liruar.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti vazhdon të hetohet.

 

Lexo edhe:  Kusari-Lila: Radojçiqit i fola shqip, ai m’u ankua për disa pakënaqësi që kishte