Përfundon në duart e policisë i kërkuari për vjedhje në Prishtinë

Një person është arrestuar nga policia, sot rreth orës 17:00 në rrugën “Agim Ramadani”, për shkak se dyshohet për grabitje.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi u bë në bashkëpunim me qytetarët.

“Aktualisht hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Ora e Tokës, qytetarëve u kërkohet t’i fikin dritat për 60 minuta