Përfshihet nga zjarri “Swiss Pelet” – Lëndohen dy persona, njëri në gjendje të rëndë

Sot rreth orës 17:00 fabrika e “Swiss Pelet” në komunën e Prizrenit është përfshirë nga zjarri e si pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është lënduar rëndë, i njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Policia dhe Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa Njësia Rajonale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, tha Bytyqi për Sinjalin.

02 Press do t’ju mbajë të informuar.

Lexo edhe:  Pensionohet njëri ndër mjeket me të respektuar të Komunës së Skenderajt