“Për një milion euro bëhem pjesë e një filmi erotik”, Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Dea Vieri, e cila tashmë njihet si një ndër personazhet më pikante dhe të guximshme të edicionit të tretë të Big Brother Vip Albania, ka bërë një deklaratë të re që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Për një personazh që nuk heziton të shprehë mendimin e saj pa dorashka, kjo nuk vjen si një surprizë.

Gjatë një interviste të fundit, pyetja që iu drejtua Deas ishte sa do të ishte shifra që do e shtynte atë të pranonte të merrte pjesë në një film erotik.

Përgjigja e ish-banores së Big Brother erdhi pa hezitim: “Minimalisht 1 milionë dollarë.”

Shtoi më tej me shaka: “‘Playboy’ në qoftë se ke ndonjë ofertë, përshëndetje unë jam Dea Vieri.”

Lexo edhe:  Harrojnë që ka kamera, Heidi dhe Romeo kalojnë momente në shtrat