Mediat në Shqipëri zbulojnë gjininë e fëmijës së Kiarës dhe Luizit

Tash e disa kohë kanë qarkulluar lajme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, të cilër kurorëzuan dashurinë e tyre live në spektalin e madh Big Brother VIP Albania 2, po bëhen prindër për herë të parë.

Çifti tejet i dashur për publikur e i cili merr vëmendje me çdo lëvizje deri më tash nuk janë prononcuar në lidhje me këtë, por sipas mediave në Shqipëri thuhet se ata e kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës.

Sipas revistës “Who” Kiara dhe Luizi ditën e sotme (e martë) kanë organizuar edhe një festë private për zbulimin e gjinisë, që thuhet se është vajzë.

Lexo edhe:  Shkurte Fejza flet përpara performancën në “Air Albania”: Do të këndojmë për fitore