Për 100 euro borxh, bëhen “kërrsh” disa persona në Kaçanik

Mosmarrëveshjet për borxhe shpeshherë shkaktojnë incidente të ndryshme në vendin tonë, të cilat eskalojnë në përleshje e kanosje. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare dhe lindin konflikte serioze.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Kaçanik, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një 24-vjeçar.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi prej rreth 100 eurosh, që viktima ka pasur ndaj të dyshuarit dhe nuk kishte arritur t’ua kthente. Për pasojë, ai u përballë me të riun, i cili ia zuri pritën dhe e sulmoi fizikisht.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma, kur i riu u rrah dhe pësoi lëndime trupore, për çka u dërgua me urgjencë në spital. Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari është kapur edhe me një familjar të viktimës, me të cilin u përleshën për shkak të konfliktit të mëparshëm.

Posa rasti është denoncuar në Polici, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve dhe inicimin e rastit ndaj tyre në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Vdekja e avokatit në Prishtinë, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë