Drejtojnë suksesshëm “Ariani Company”, por nuk harrojnë lutjet ndaj Zotit – tre drejtuesit e kompanisë po kryejnë Umren në Arabi

“Ariani Company ” është emër i madh i biznesit në Kosovë, dhe kjo falë suksesit ndër vite.

Por prapa këtij suksesit fshihen tre persona të rëndësishëm të familjes Imeri nga Vushtrria, shkruan Jepi zë.

Naser Imeri , Arsim Imeri dhe Arian G. Imeri janë tre anëtarët e familjes që angazhohen në shumicën e kohës në kompani, pa harruar edhe pjesën tjetër të familjes.

Por përveç suksesit në biznes, këtë kompani e karakterizon edhe humaniteti i madh, pasi vazhdimisht ndihmojnë familje nevojtare, dhe pothuajse gati çdo muaj edhe dhurojnë banesa falas për familjet pa strehë mbi kokë, shkruan Jepi zë.

Tre drejtuesit e familjes duke mos harruar të mirat e krijuesit, kanë vendosur që të shkojnë në Arabi për ta kryer Umren, ndërsa nga Medina ata kanë publikuar edhe një foto ku shihen së bashku.

Ndryshe një grup i qytetarëve përfshirë biznesmenë të sukesshëm nga Vushtrria dhe Mitrovica kanë udhëtuar së bashku drejt Arabisë.

Lexo edhe:  Paralajmërohet kallëzim penal kundër Fadil Nurës për keqpërdorim të detyrës zyrtare