Pensionohet polici Vehbi Shala, një jetë në shërbim të atdheut
Me nder dhe dinjitet përmbylli një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij në shërbim të vendit. Polici Vehbi Shala nga Drenasi është pensionuar pas një karriere të gjatë dhe të ndritur në radhët e Policisë së Kosovës.
Me përkushtim të palëkundur, ai ka mbajtur uniformën me krenari, duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe rendit publik. Sot, ai largohet nga detyra aktive, por jo nga kujtimet dhe mirënjohja që la pas.
Vehbi Shala nuk po lë pas thjesht një uniformë, ai po lë një trashëgimi të pasur vlerash, burrërie dhe profesionalizmi, që do të jetojnë përherë në zemrat e familjes së tij dhe të qytetarëve drenicas që e njohën dhe e vlerësuan për punën e tij.