Pensionistët priten nga mëngjesi deri në orët e pasditës për të marrë pensionët!

Tollovi të mëdha janë krijuar para institucioneve financiare, për shkak të vonesës së ekzekutimit të pensioneve, gjë e cila ishte paraparë të bëhej një ditë më parë. Për shkak të aplikimit të shtesave prej 100 eurove, pensionet u ekzekutuan gjatë së martës. Pensionistët ngritën kritika ndaj Ministrisë së Financave për shkak të vonesave në ekzekutimin e pensioneve, derisa shtesat prej 100 eurove i cilësuan si lëmoshë.

Që nga orët e hershme të mëngjesit, po presin në rradhë për të marrë pensionet.

Teksa shpresonin që ato t’i tërhiqnin një ditë më parë, pensionistët u kthyen të hënën prapa të zhgënjyer, pasi u njoftuan se ekzekutimi i tyre do të bëhej të martën.

E për tërheqjen e pensioneve, u desh të prisnin me orë të tëra.

Ekzekutimi i tyre u vonua për shkak të aplikimit të shtesës prej 100 eurove, sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Pensionistët kritikuan Ministrinë e Financave, derisa thanë se përkundër gjendjes jo të mirë shëndetësore, iu desh të prisnin me orë të tëra për t’i marrë pensionet.

Ndërsa, ata patën kritika edhe për shtesat prej 100 eurove, të cilat i cilësuan si lëmoshë.

Tollovi u krijuan edhe në komunat tjera, si pasojë e vonesës në ekzekutimin e pensioneve.

E për këtë, me njoftim doli edhe ministri i Finacave, Hekuran Murati.

Përkundër shtesave të ndara, pensionistët janë ankuar se të njëjtat nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur as nevojat minimale të tyre.

Lexo edhe:  Policia: Janë shpërndarë emaile të falsifikuara në emër të zyrtarëve të lartë