Pengoi dhe sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë, kjo është gruaja që përfundoi në ndalim

Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze e sulme fizike gjatë kryerjes së detyrës janë goxha të shpeshta në vendin tonë.

Dje u raportua për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një grua po dyshohet se ka sulmuar dy policë brenda stacionit policor.

Për pasojë e njëjta është futur në telashe me Policinë, me ç’rast është dërguar në mbajtje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Erza Polloshkën, 41-vjeçare, ndaj të cilës kanë nisur hetimet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Ajo po dyshohet se derisa ishte në gjendje të dehur është paraqitur në Polici lidhur me një rast dhe vazhdimisht ka pasur sjellje agresive.

Kjo ka bërë që zyrtarët policorë të intervenojnë për ta futur nën kontroll, por e dyshuara është përpjekur të rezistojë dhe ka sulmuar dy prej tyre.

Për pasojë, Policia u detyrua ta arrestojë 41-vjeçaren, e cila më pas me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Qeveria vë një rregull të ri për bizneset "Rent a Car", pronarët protestojnë nesër