Pejani sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij – I dyshuari në liri

Një person nga Peja ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, vepër për të cilën ishte arrestuar nga policia.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur, e kur I është bërë matja e alkoolit në gjak, i kishte dale 0.70 promila, shkruan lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE- Pejë 12.04.2024-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Të dyshuarit i është bërë matja e nivelit  të alkoolit në gjak, i cili ka rezultuar të jetë 0.70 promilë. Me urdhër te prokurorit  personi i dyshuar është lirua, rasti ne procedurë të rregullt

Lexo edhe:  “A po vjen te ne… me kapelë”, opozita vendos kapele tek vendet e deputetëve të VV-së