Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçares e cila u qëllua për vdekje dje nga ish-bashkëshorti në Ferizaj

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçares, Erona Cokli e cila humbi jetën dje pasi u qëllua me armë nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu, në qytetin e Ferizajit.

Siç kanë raportuar mediat lokale, varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, nga ora 16:30 në varrezat e fshatit Bablak

Njoftimi:

“Me pikëllim njoftojmë se me datë 12.04.2024 ka ndërruar jetë familiarja jonë Erona Gazmend Cokli. Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot me datë 13.04.2024 në ora 16:30 me ikindi në varrezat e fshatit Bablak”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj bëri të ditur se i dyshuari tashmë është ndaluar për 48 orë, nën dyshimet të veprës penale “Vrasje”.

Ndaj të dyshuarit, është duke u mbajtur seanca për caktimin e paraburgimit, e cila ka filluar nga ora 11:00

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve tjera