Pasi publikoi dallaveret me tenderë kërcënohet gazetari i portalit rajoni.org në Skenderaj, policia nis hetimet

Gazetari i portalit rajoni.org është kërcënuar përmes telefonit nga disa person të panjohur, me thirrje sistematike.

Kërcënimët kanë ardhur pas lajmeve të botuar qe lidhen me tenderet në komunën e Drenasit dhe vazhdimisisë se hulumtimieve për dyshimin për keqperdorim në këtë komunë.

Ndonëse thirrja ishtë pa numër dhe anonime, portali rajoni.org e di se kush qëndron prapa kërcënimeve.

“Andaj këto kërcënime dhe tentime për shantazhe nga njerëz të caktuar janë “shqelmat” e fundit të tyrë qe në realitet shpërfaqin friken e tyre për keqperdorimit e kryera dhe se e dijnë qe e ardhmja e tyre do të jetë burgu”, shkruhet në reagimin e këtij portali.

“Pra ky grup i organizuar i keqperdorimeve të tenderave në komunën e Drenasit po mundohet qe përmës kërcënimëve, fyerjeve e shantazheve të pengojnë raportimet e portalit rajoni.org”, vazhdon tutje reagimi i mediumit drenicas.

Kërcënimet janë raportuar edhe në stacionin policorë në Skenderaj – gjë qe e konfirmon vetë policia përmës një raporti 24-orësh për të cilën ndër të tjera njofton edhe nisjen e hetimeve.

Lexo edhe:  Mustafi e vendos flamurin kuqezi në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi