Pasardhësi i familjes Jashari debuton me FC Prishtinën

FC Prishtina po mendon për të ardhmen duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.

Futbollisti i radhës i talentuar që e ka bërë debutimin në fanellën “bardhekaltër” është Igball Jashari.

Igballi, që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skenderajt, e bëri debutimin pikërisht në Skenderaj, në stadiumin “Bajram Aliu” në ndeshjen ndaj Drenicës.

 

Lexo edhe:  Edhe pak bileta kanë mbetur në tribunën e ‘Skifterave’, ja sa janë shitur nga interesimi i jashtëzakonshëm