Pas vapës vjen freskia: Nesër e pasnesër shi në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë dy ditët e ardhshme.

IHMK ka bërë të ditur se do të mbajë i ndryshueshëm, ku gjatë këtyre dy ditëve parashihen edhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Lexo edhe:  Një Xhamia në Kosovë obligon nxënësit të shkruajnë ese “Si t’i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”