Pas tensioneve, Veriu “blindohet” nga KFOR-i

Veriu i Kosovës është tensionuar sërish, pasi zyrtarët policorë serbë dorëzuan uniformat.

Ata zhveshën uniformat simbolikisht në një tubim në veri.

E kjo ka krijuar hendek në siguri, pasi në gjithë veriun nuk janë parë policë për të garantuar siguri.

Për ta mbuluar këtë zbrazëti, KFOR-i ka nisur patrullimet në këmbë nëpër sheshin e veriut.

Në këtë shesh nesër pritet të mbahet protestë, në kundërshtim të vendimit për targa.

Lexo edhe:  I riu në Bosnje trondit me kërcënimin: Betohem në jetën time do ketë masakër të paparë në shkollën ekonomike në Bihaq