Aksident në rrugën Podujevë – Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka shtuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 16:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar ajo.

Lexo edhe:  Kërkohet ndihmë për ta gjetur Shkëlqim Hysin, i zhdukur prej 2 javësh