Pas sulmit ndaj KFOR-it paralajmërohet largimi i barikadave: Çështje orësh për aksion

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka reaguar pasi u raportua se KFOR-i është sulmuar mbrëmë në veri të vendit.

Ai ka thënë se barrikadat duhet të largohen.

Shala ka shkruar në Facebook, se çështje orësh është largimi i barrikadave pasi është sulmuar instrumenti i NATO-s.

“Barikadat do të largohen nese konfirmohet ky lajm. Athere është çështje oresh për aksion sepse është sulmuar instrumenti ekzekutive i NATO nen mandat të UN -1244”, ka shkruar ai.

Në anë tjetër, KFOR-i ka konfirmuar se janë sulmuar.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Sot bëhen 17 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit