Pas shumë spekulimesh për një shtatzëni të mundshme të Sarës, DJ PM më në fund jep lajmin e bukur

Sara dhe DJ PM janë padiskutim një ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptar.

Dashuria e tyre nisi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të BBV 1 dhe që prej asaj kohe, dyshja vijon të jetë më e dashuruar se kurrë më parë.

Prej kohësh, Sara dhe DJ PM kanë qenë në vëmendjen e publikut, ku spekulime të shumta janë bërë në lidhje me një shtatzani të mundshme të Sarës, ku shpesh herë dyshja i është dashur të hedhë poshtë këto pretendime nga ana e publikut.

Mirëpo në një intervistë të dhënë për “Pardon my French” në Top Albania Radio, drejtuar nga Jonida Aliçkolli dhe Arbër Cepani, DJ i njohur ka pranuar për herë të parë se këtë vit dëshirojnë të tentojnë që të kenë një fëmijë.

I pyetur nëse çifti ka menduar të të hedhë një hap më shumë dhe pse jo të krijojnë së bashku edhe një familje së bashku, DJ PM është përgjigjur:

“Me të thënë të drejtën, këtë vit e kemi pasur në plan për të tentuar. Por këtë vit është plani që të nisim”.

Ai gjitashtu ka folur për mënyrën se si së bashku më Sarën kanë zgjedhur ta jetojnë lidhjen e tyre.

“Keni pasur mundësi ta shikoni edhe vetë që edhe në rrjete sociale nuk jam tip që postoj shumë me Sarën. Nuk është se postojmë shumë me njëri-tetrin. Për shembull, për Shën Valentin nuk kemi postuar asnjë foto. Unë jam tip që ashtu siç i ndjej gjërat i bëj. Nuk e bëj se duhet se është Shën Valentini. Që fëmijë kam qenë kështu. Nuk jam tip që më tërheqin gjërat që duan vëmendje. Kështu që të gjitha gjërat që i kam bërë deri tani me Sarën, i kam bërë se i kam ndjerë. Jo se duhen për publikun. Po jap një rast specifik. Kur ndodhi ajo puthja në Big Brother, të nesërmen mos gaboj ka qenë Prime dhe të gjithë shqiptarët e kanë parë, por unë nuk e dija. Në ato momente kur filloi Prime, Arbana më tha ‘puthe edhe njëherë Sarën’, por unë nuk e ndjeva që ta puth dhe nuk e bëra. Nëse do të merrja vëmendje do ta kisha bërë. Jam tip që i bëj gjërat siç më vijnë mua, jo duke më sforcuar ose pse duhet”.

Lexo edhe:  Ndodh ajo që po e prisnin gjithë shqiptarët, puthen Kiara dhe Luizi