Pas marrëveshjes me Serbinë, analisti Valon Syla e fyen rëndë Kurtin

Analisti Valon Syla e ka komentuar marrëveshjen e mbrëmshme për Aneksin e Zbatimit që u arrit në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka pasur fjalë të rënda ndaj kryeministrit Kurti duke e quajtur mes tjerash edhe “i pafytyrë” e “rrenc”.

“Po të ishte lider Albin Kurti, sot do të duhej të jepte dorëheqje, para se ta pranonte Zajednicën.” ka shkruar Syla në profilin e tij në Facebook.

Ai ka shkruar se kryeministri i vendi t do të mbahet mend si “njeri i Zajednicës”.

Kryeministri i Kosovës u shpreh se për paragrafin 7 për vetëmenaxhimin do të merrte parasysh standardet më të mira.

Lexo edhe:  Gjest i mirë: Qytetari i gjen 850 euro, i dorëzon në polici