Pas djegies së Ferrarit të Noizy-t, reagon për herë të parë Clevio

Gjatë ditës së sotme u raportua se është djegur makina ‘Ferrari’ i reperit Noizy, ku thuhet se ka qenë me porosi të Clevios. Pas kësaj ky i fundit ka dalë në live në “TikTok” ku thotë:

‘No Ferrari, no Ferrari, Maybach RIP”.

Ai ka treguar se është djegur tjetër makinë dhe jo Ferrari. Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht rreth orës 05:10, në lagjen numër 1, e njohur si zona e Currilave.

Në njoftimin e policisë u mësua se ishin arrestuar dy të rinj, Siar Konti dhe një i mitur 17-vjeçar. Njëri prej autorëve madje duket që largohet me vrap hipur në një biçikletë.

Nga hetimi doli më pas se pronar ishte babai i Noizy-t dhe makina në fakt ishte e vetë Noizy-t. Siar Konti ka thënë se Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) e pagoi për të bërë këtë veprim.

“Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme”, ka thënë autori i ngjarjes.

Ndërkohë policia nuk e ka gjetur këngëtarin Clevio sepse ai ndodhet jashtë shtetit

Lexo edhe:  Linda Halimi hedh bombën tjetër për produksionin: Nuk vendosi publiku, por unë...