Edona James shpërthen në lot pas pyetjeve rreth ndërhyrjeve

Këngëtarja dhe konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda Halimi i ka bërë pyetje banorës tjetër Edona James rreth ndërhyrjeve të saj.

Lindita e pyeti se në cilën moshë ka filluar me ndërhyrje, derisa Edona i është përgjigjur se këto ndërhyrje i ka filluar që në moshën 17-vjeçare.

Siç duket Edona nuk ishte e gatshme për të folur për këtë gjë, sepse pas pyetjeve është prekur dhe ka filluar të qajë.

Më pas banorët e kanë ngushëlluar, duke i thënë se e rëndësishme është që ajo të ndihet mirë me veten.

Lexo edhe:  “Thirrni urgjencën shpejt, jam shumë keq”, çfarë i ndodhi Oltës?