Pas aksidentit, kapen dhe rrahen disa persona në mes të rrugës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, të njëjtit janë përleshur mes vete, pas një aksidenti që kanë pasur në trafik.

Si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

“Gjatë kontrollit në automjetin e njërit prej te dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2.28 gram substanca të dyshuara narkotike te llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  Katër të vdekur nga stuhitë në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni