Parkuan në gjelbërim, inspektorati i Prishtinës i gjobit me nga 100 euro

Inspektorati i Komunës së Prishtinës i ka gjobitur me nga 100 euro qytetarët të cilët kanë parkuar veturat në gjelbërim.

Në njoftimin e Inspektoratit të kryeqytetit, të lëshuar në Facebook, bëhet thirrje po ashtu që të mos parkohen veturat në hapërsira të tilla.

“Inspektorët e Inspektorati i Kryeqytetit kanë gjobitur me nga 100 euro qytetarët të cilët kanë parkuar veturën në gjelbërim”.

“Të nderuar qytetarë është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturës në gjelbërim, MOS PARKONI, sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”, thotë njoftimi.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari për grabitjen në ‘Ria Transfer’ në Gjakovë, nën kërcënimin e sëpatës mori 2 mijë euro