Parashikohen vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh nesër dhe pasnesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten dhe të premten e kësaj jave do të ketë ndryshime të motit. Në këtë valë të nxehtit, priten shkarkime rrufesh dhe riga shiu për dy ditët e ardhshme, si dhe ulje të temperaturave nga 4 deri në 5 gradë Celsius.

Të enjten, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.

Të premten, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  E dërgoi për t'u shëruar në Turqi, mitrovicasi e falenderon biznesmenin Valdet Fejzullahu