Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me erëra të ngrohta kryesisht nga jugperëndimi.

Pasdite vonë mund të ketë kalime të vranësirave të shtresave të larta atmosferike, por pa ndonjë reshje. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 22 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe nganjëherë me vranësira të shtresave të larta atmosferike. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin.

Për fundjavë edhe më ngrohtë. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme. Pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe mjaft të ngrohtë. Nganjëherë do të ketë vranësira të shtresave të larta. Të dielën dhe me 1 Prill temperaturat deri në 30 në Shqipëri e të paktën 25 në Kosovë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Eroll Nesimi për Iniciativen për braktisjen e fesë: Kur njeriu nuk mundet me u dallu me diçka të mençur, mundohet të dallohet me budallaki