Jo vetëm shqiptarët por as shoferët e kamionëve me targa serbe nuk u lejuan të hyjnë në Serbi

Dy kamionë me mallra me targa të Serbisë janë kthyer për në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdar, raporton Teve1.info

Kjo pasi Policia serbe nuk i ka lejuar të kalojnë Merdarin për shkak të barrikadave të vendosura atje në pjesën e Serbisë.

Gazetari i Tëvë1, Arton Rama ka biseduar me njërin prej shoferëve të kamionit, i cili ka treguar se kanë pritur 5 orë para barrikadës, teksa para gjysmë ore janë kthyer nga Policia serbe për në Kosovë.

Sipas shoferit, barrikadat janë ende në pjesën e Serbisë 2 km larg Merdarit.

“Kemi prit 5 orë para barrikadës. Ne ishim duke shkuar për në Beograd që të marrim mall. Para 30 minutave erdh Policia serbe dhe na thanë që duhet me u kthy mbrapa (për në Kosovë), edhe erdhëm. Barrikadat janë ende aty, 2 km larg pikës kufitare. Shumë persona gjenden afër saj”, ka deklaruar ai.

Është mbyllur pikëkalimi kufitar në Merdarë për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët në pjesën e Serbisë.

Lexo edhe:  Rusia në prag të luftës civile, Wagner niset ta pushtojë Moskën