Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot kemi frontin e ftohtë atmosferik që do të kushtëzojë shtim të vranësirave, fuqizim të erërave veriore dhe ndonjë reshje lokale kryesisht bore.

Reshjet do të jenë krejtësisht të pakta për shkak se fronti nuk është i pasur me lagështi.

Gjatë dites priten vranësira dhe intervale kohore me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje moti do të ketë tendencë kthjellimi. Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallëkund në disa vise priten reshje të dobëta atmosferike.

Nga e shtuna moti i kthehet “normalitetit”. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë më acar, ndërsa dita me rritje të ndjeshme të temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Xhuli dhe Stresi bëjnë plane për ta ndarë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh