Policia e Inspektorati në aksion, i bien “tregut të kerreve”

Drejtoria e Inspekcionit, Komuna e Prishtinës njofton se sot ka zhvilluar një aksion në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të lirimit të hapësirave publike në rrugët në afërsi të Tregut të veturave.

Sipas Drejtorisë së Inspekcionit aty rrezikohet edhe shëndeti i qytetarëve “nga therrja (prerja) e shpezëve në kushte totalisht të papërshtatshme”.

Postimi i plotë:

Sot që nga orët e hershme të mëngjesit Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ka zhvilluar një aksion i madh në koordinim edhe me policinë e Kosovës me qëllim të lirimit të hapësirave publike në rrugët në afërsi të Tregut të veturave, zonë në të ciën përveç papastërtisë që krijohet zakonisht, rrezikohet edhe shëndeti i qytetarëve nga therrja (prerja) e shpezëve në kushte totalisht të papërshtatshme!

Perparim Rama
Florian Dushi
Komuna e Prishtinës

Lexo edhe:  Pak para ndalimit të dinarit, serbët të shqetësuar se si do t’i marrin pensionet e pagat nga Serbia