Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot na pret mot me vranësira të pakta e intervale të gjata kohore me diell.

Reshje atmosferike nuk pritet të ketë ndërsa erërat do të fryjnë të ftohta kryesisht nga veriu. Temperaturat pritet të lëvizin nga -4 deri në 8 gradë Celsius.

Gjatë natës shtim i vranësirave e mëngjesin e hershëm të së shtunës lokalisht aty-këtu priten riga shiu e fjolla bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Shqipëri kryesisht e kthjellët dhe me diell e vranësira kalimtare priten në disa zona në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

Për fundjavë na pret mot paksa i ndryshueshëm, ndërsa priten ulje progresive të temperaturave për shkak të sistemeve të ajrit të ftohtë që janë afër viseve tona kontinentale. Herë pas here nuk do të mungojnë edhe reshjet e borës sidomos në orët e natës dhe mëngjesit, por të dielën fjolla bore mund të ketë edhe gjatë ditës. Fjolla bore priten kryesisht në disa zona të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe disa zona në Maqedoninë Veriore dhe ndoshta edhe në veri të Malit të Zi.

Do të vazhdojnë rrymimet e ftohta nga veriu dhe kjo do të ndjehet sidomos në Rrafshin e Kosovës

dhe Anamoravë ku edhe priten fjollat më të shpeshta të borës sidomos në zonat kodrinore-malore të këtyre rajoneve.

Në Shqipëri frontet nuk do të ndikojnë për shkak të largësisë gjeografike, prandaj gjatë tërë fundjavës pritet mot stabil, madje edhe relativisht i ngrohtë në zonat mesdhetare, por të dielën edhe atje më ftohtë dhe acar të mëngjesit.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Dy radiatorë i bien në trup nxënësit, dërgohet me urgjencë në spital

Fjolla sporadike bore priten edhe të hënën./MeteoBallkan