Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot i freskët dhe kryesisht i vranët e me reshje lokale shiu.

Pasdite lokalisht ende priten zhvillime të rrebeshe të fuqishme të shiut me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në jug dhe juglindje të vendit. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve të fuqishme të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet më të fuqishme nesër priten në jug, qendër dhe lindje e juglindje të Shqipërisë e sidomos në Maqedoninë Veriore, duke mos anashkaluar edhe jugun dhe juglindjen e Kosovës. Reshje lokale shiu të intensitetit kryesisht të dobët nesër priten në Mal të Zi, ndërsa në Kosovën lindore priten rrebeshe intensive lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe e shtunë na sjellë shumë vranësira, por edhe reshje shiu të cilat do të vijnë duke u lokalizuar dhe duke u dobësuar. Pasdite në viset bregdetare pritet kthjellim i motit.

Të dielën do të kemi kthjellim gradual të motit në tërë rajonin. Me daljen e rrezeve diellore temperaturat do të fillojnë të rriten, megjithatë mbetet ende freskët. Nga e hëna stabilizim i plotë i motit. Na pret mot me diell dhe me rritje progresive të temperaturave.

Lexo edhe:  Ushtria serbe afër kufirit, Kurti: Po e shikoj telefonin, deri në ora 16:00 s’janë afruar më