Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës

Sot pritet të kemi shtim të vranësirave dhe aty-këtu ndonjë reshje të dobët atmosferike; shiu e bore. Temperaturat do të luhaten nga -4 minimalja deri në 8 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe në disa zona me intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise priten reshje krejtësisht të dobëta atmosferike.

Nga e hëna na pret mot paksa më dinamik, me vranësira, intervale kohore me diell dhe nganjëherë edhe reshje shiu e në viset kodrinore-malore nganjëherë priten reshje bore. Vranësirat do të jenë më të shpeshta, por nganjëherë priten edhe intervale kohore me diell

Lexo edhe:  Buxheti për arsimin rritet për 12%