Kjo është 33-vjeçarja e arrestuar që dyshohet se e ndihmoi Agron Gashin pas plagosjes së trefishtë

Për plagosjen e trefishtë që ndodhi të mërkurën në mbrëmje u arrestuan dy persona. I dyshuari kryesor Agron Gashi u kap pasi Policia e shpalli në kërkim, teksa në pranga ka përfunduar edhe personi që dyshohet se e ndihmoi. Ndaj tyre është lëshuar urdhër për ndalim dhe tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u arrestua për dhënien e ndihmës pas kryerjes së veprës penale është Liridona Gashi.

Dy anëtarët e familjes Gashi ndodhet në mbajtje dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e tjera.

Lajmin për arrestimin e Agron Gashit e ka konfirmuar sot edhe Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë.

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, është arrestuar pas lokalizimit nga policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodh pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda. I dyshuari është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht se personi që po kërkohej për plagosjen e trefishtë në Pejë është: Agron Gashi, i cili ishte arrati deri në momentin e arrestimit nga Policia.

Kush është Agron Gashi?

Agron Gashi, i cili është nga fshati Ozdrim i Pejës, ka të kaluar kriminale, të pasur me plot vepra penale, që dyshohet se i ka kryer në vazhdimësi.

 

Jo më larg se në dhjetorin e vitit të kaluar, Gashi e kishte goditur me veturën e tij një zyrtar policor që ishte në detyrë.

Menjëherë pas aktit, siç kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, Gashi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas e kishte braktisur veturën, për t’u arratisur, me qëllim që të shpëtojë nga prangat.

Lexo edhe:  Gruaja në Lipjan e akuzon vjehrrën për dhunë, thotë se abortoi dy herë si pasojë e presionit të saj

Për rastin ndaj policit, ai rëndohej me veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Por, ky dhe rasti i mbrëmshëm, nuk janë veprat e vetme të tij.

Gashi, që është vetëm 21-vjeçar, ka qenë subjekt i hetimit për veprat si “Kanosje”, “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” e raste të ndryshme të “Lëndimit trupor” – incidente në të cilat është përfshirë në vazhdimësi.