Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Reshje lokale shiu fillimisht priten në Dukagjin dhe më vonë pasdite ose në mbrëmje edhe në viset tjera të Kosovës priten reshje lokale shiu. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 14 gradë Celsius. Do të ketë erëra kryesisht të dobëta dhe mesatare nga juglindja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar gradualisht. Fillimisht reshje shiu priten në veri dhe viset bregdetare të Shqipërisë, pastaj edhe në viset tjera. Reshjet do të jenë të karakterit lokal, ndërsa në disa zona mund të jenë mjaft intensive.

Edhe në Mal të Zi nesër parashihen reshje të shpeshta, ndërsa reshje më të rralla në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës.

E shtuna sjellë fuqizim të erërave jugperëndimore dhe reshje e rrebeshe shiu sidomos në mëngjes dhe paradite. Pasdite ulje e temperaturave e në viset e larta malore priten reshje shqote e bore, megjithatë reshjet do të vijnë duke pushuar.

Të dielën pasdite valë e re reshjesh./MeteoBallkan

Lexo edhe:  I doli video e nënkryetares duke konsumuar substanca narkotike, Hetemi: Sot patëm takim, s’vrejta asgjë të dyshimtë