Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

Sot pritet të kemi mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrallëkund në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të shkurtër shiu, ndërsa vazhdon të jetë mjaft nxehtë për këtë periudhë kohore me temperatura maksimale deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat vetëm në disa rajone mund të përcillen me ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu.

Të martën edhe më ngrohtë dhe kryesisht me diell në tërë rajonin dhe pa reshje atmosferike.

E mërkura sipas shumë gjasave na sjellë reshjet e shumëpritura të shiut edhe në Kosovë. Në Shqipëri të mërkurën priten rrebeshe mjaft intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe mund të ketë stuhi të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme shiu. Rrebeshe shumë intensive të mërkurën priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të jenë më të pakta dhe të karakterit lokal./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Vdes Mirush Kabashi