Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim

Sot do të kemi përmirësim të menjëhershëm të motit.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe në disa zona mund të ketë edhe ngrica të dobëta kryesisht në veri dhe verilindje të vendit, ngase mund të ndodhë kthjellimi i motit gjatë natës. Dita vijon me alternime mes vranësirave e intervale kohore me diell. Temperaturat shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 17 gradë Celsius. Rrallëkund në ndonjë rajon mund të ndonjë rigë të dobët shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës pritet po ashtu përmirësim gradual i motit. Pas një mëngjesi mjaft të freskët dhe të ftohtë, dita vijon me intervale kohore me diell. Në veri të Malit të Zi ngricat do të jenë më se evidente, ngase pritet kthjellim i hershëm i motit gjatë natës.

Nga e Enjta më ngrohtë. Do të vendosen rrymime të forta jugore atmosferike dhe kjo do të ndikojë në rritjen e temperaturave. Po ashtu priten edhe intervale kohore me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat dhe në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë edhe ndonjë rigë shiu.

Shirat intensifikohen në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë të shtunën, ndërsa në viset tjera priten reshje dhe rrebeshe të lokalizuar./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Gjendet një person pa shenja jete në Vitomiricë të Pejës